Arbëri

Vuçiq: Zyrtarët evropianë propozuan kornizë të re për bisedimet me Kosovën

 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka marrë një propozim të ri nga të dërguarit e presidentit të Francës dhe kancelarit gjerman, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, dhe i dërguari special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, për një kornizë e re për bisedimet dhe negociatat në Bruksel, e cila duhet të çojë në një zgjidhje përfundimtare të afërt të të gjitha çështjeve të pazgjidhura që kanë të bëjnë me Kosovën.

Sipas tij, i është thënë se nuk ka nevojë për konflikt tjetër kur në Evropë veçse ekziston një luftë.