Arbëri

30% ulje pagash për katër muaj dy gjyqtareve që u takuan me Vuçiqin

 

Ulje të pagës prej 30% për një periudhë prej 4 muajsh do të kenë dy gjyqtaret e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Tatijana Virijevic dhe Dragica Jakovljevic, pasi që të dyja kishin marrë pjesë në takimin e ftuar nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

Një vendim të tillë KGJK e ka marrë me 23 qershor 2022 pasi kishte aprovuar marrëveshjen vullnetare për pranim të fajësisë të lidhur mes dy gjyqtareve dhe panelit hetimor, raporton “Betimi për Drejtësi”.