Arbëri

Rikthehet sistemi TIMS në dy sportele të Rinasit pas sulmit kibernetik

 

Dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS pas sulmit kibernetik të një dite më parë në Shqipëri.

Ministria e Brendshme njoftoi të shtunën se ekspertët po punojnë për të rikthyer plotësisht sistemin në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.