Arbëri

Kosova pret që raportet me Britaninë të përforcohen me Mbretin Charles III

FOTO: Alban Bujari/KOHA, 2016
 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret që marrëdhëniet e vendit me Britaninë e Madhe të përforcohen edhe më shumë me Mbretin Charles III në krye.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani e ka uruar Charles III për ngjitjen në fronin e Mbretërisë britanike, duke kujtuar fjalët e tij për Kosovën në vitin 2016.