Arbëri

PSD – ministrit Latifi: Çu prej gjumit ministër

 

Partia Social Demokrate (PSD) ka vendosur të martën, në shenjë proteste, një baner në rrethojat e Ministrisë së Shëndetësisë, me mbishkrimin “Qu prej gjumit ministër”. Kjo parti po ashtu ka lëshuar tinguj alarmi pranë kësaj ministrie, si formë për “ta zgjuar ministrin nga gjumi”.

Natyra Kuçi, nga kjo parti ka thënë para gazetarëve pas vendosjes së banerit se ministri Rifat Latifi nuk e ka përmbushur asnjë prej premtimeve të veta kur ka ardhur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.