Arbëri

Vuçiqi “betohet” për të mos e njohur kurrë Kosovën, zotohet t’i mbrojë serbët nëse sulmohen

 

Me mospajtime e me kritika është shoqëruar të martën diskutimi mbi Kosovën dhe dialogun në një seancë të veçantë të Kuvendit të Serbisë. Aty, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka bërë betimin se për aq kohë sa do të jetë në udhëheqje, Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën shtet.

“Jam betuar mbi Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe kurrë, as në mënyrë direkte e as indirekte, nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë, e as nuk do të heqë dorë nga interesat legjitime shtetërore e kombëtare dhe nga respektimi i së drejtës ndërkombëtare”, tha Vuçiq.