Arbëri

Rama i del në mbrojtje Serbisë: Të mos i bëhet presion për vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është i shqetësuar për ndikimin rus në Ballkan, por ai tregon mirëkuptim për Serbinë dhe vendimin e saj që të mos i vë sanksione Rusisë.

Rama në një intervistë për “Die Presse”, ka thënë se lufta në Ukrainë rrezikon edhe stabilitetin e paqen në Ballkan.