Arbëri

Kurti: Gjendja në shëndetësi aq e rëndë saqë me të s’mund të merret vetëm ministria

Foto: Alban Bujari/KOHA
 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjendja e shëndetësisë në Kosovë është aq e rëndë saqë nuk mjafton që vetëm Ministria e Shëndetësisë të merret me të.

Kurti këtë deklaratë e ka bërë gjatë një konference për media pas mbledhjes së Qeverisë të mërkurën, teksa është pyetur lidhur me formimin e komisionit ekzekutiv për shëndetësi dhe drejtimin e tij nga vetë kryeministri.