Arbëri

Rikthehet në Kuvend çështja e tërheqjes nga Trusti

Fotoilustrim: KOHA
 

Tërheqja deri në 30 për qind e mjeteve nga Trusti është rikthyer si temë në Kuvendin e Kosovës, pak muaj pasi Kuvendi refuzoi iniciativën e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Ka qenë kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, që të enjten, në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit, e ka përmendur tërheqjen nga Trusti si një nga pesë masat që i propozon PDK-ja për dalje nga kriza ekonomike. Pos kësaj, ai ka thënë se për t’u ndihmuar qytetarët që të përballojnë inflacionin duhet të ketë lirim nga TVSH-ja të produkteve esenciale, lirim të akcizës në produktet e naftës, heqje të TVSH-së nga faturat e energjisë elektrike, subvencionim të faturave të rrymës dhe rritje pagash deri në nivelin e normës së inflacionit.