Arbëri

Kosovari me probleme shëndetësore në Gjermani bën padi, kërkon të trajtohet pa rrezik dëbimi

 

Me ndihmën e Gjykatës Federale Kushtetuese në Gjermani, po merret një iniciativë që synon t’u mundësojë personave që janë duke qëndruar në “të zezën” të shkojnë te mjeku pavarësisht rrezikut nga dëbimi, raporton “Die Zeit”.

Detyrimi i agjencive shtetërore, që njerëzit e tillë të raportohen, po thuhet se është antikushtetuese. Ata po frenojnë, që të sëmurët të trajtohen, thotë Shoqatta për të Drejtat e Lirisë (GFF) dhe Organizata Mjekët nëpër Botë.