Arbëri

Gjashtë muaj nga fillimi i punës, “Sheikha Fatima” pa staf të mjaftueshëm mjekësor

Sheikha Fatima, spitali i femijeve
 

Spitali i Pediatrisë, i cili nisi punën në fund të muajit mars, ende nuk ka numër të mjaftueshme të stafit mjekësor. Kjo ka vështirësuar punën e disa shërbimeve aty. Në Njësinë e Emergjencës mjekësore të fëmijëve tregojnë se për shkak të mungesës së mjekëve dhe infermierëve nuk e kanë funksionalizuar trajtimin ditor. Mungesa vërehet edhe në Kirurgjinë e Fëmijëve, ku nga katër salla operative stafi aktual operon me vetëm dy

Kanë kaluar gjashtë muaj prej kur spitali i ri i pediatrisë “Sheikha Fatima” në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka filluar punën dhe disa shërbime janë transferuar nga objekti i vjetër i Pediatrisë. Infrastruktura e re ka bërë të mundur që fëmijët të marrin kujdes mjekësor në kushte dukshëm më të mira. Megjithatë, puna në këtë spital ende po shoqërohet me mungesë të stafit mjekësor. Për shkak se numri i mjekëve dhe infermierëve është i pamjaftueshëm, Njësia e Emergjencës mjekësore nuk ka funksionalizuar trajtimin ditor.

Pediatrja Flora Selimi tregon se kanë bërë kërkesa për staf të mesëm dhe specialistë të pediatrisë.