Arbëri

Përmbytje në tri komuna, banorët vuajnë pasojat e shteti premton zgjidhje

Dhjetëra shtëpi në Gjakovë janë vërshuar
 

Reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar përmbytje, duke dëmtuar dhjetëra shtëpi në Gjakovë, Rahovec e Prizren. Banorët u detyruan që të qëndrojnë jashtë e në gjendje emergjente, përderisa niveli lokal e qendror u ka ofruar mbështetje duke u premtuar strehim e kompensim të dëmeve

Mëngjesi i së shtunës, dhjetëra familje të lagjes “Berkoc” në qytetin e Gjakovës, i ka gjetur të vërshuar nga uji. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumit Erenik dhe përmbytjen e zonave përreth.

Banorët që evakuuan prej ekipeve të shpëtimit, u detyruan ta kalojnë ditën nën qiell të hapur, në tokën e baltosur e me ujë përreth. Ata kanë treguar se kjo nuk është hera e parë që uji hyn në çdo cep të shtëpive pas vërshimeve të mëdha.