Arbëri

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Foto: KOHA
 

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën, në orën 11:00, për të caktuar seancën e ardhshme plenare dhe për t'i trajtuar pikat e papërfunduara.

Sipas njoftimit të Kuvendi, në mesin e pikave për trajtim janë shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027, debati parlamentar për grevën e përgjithshme, shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti.