Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka udhëtuar të hënën në një vizitë në Greqi.
Siç ka njoftuar MSH-ja ai do të takohet në Athinë me Ministrinë e Shëndetësisë së Greqisë, Athanasios Plevris, ndërsa do të bisedohet edhe për mundësinë e trajnimit të stafit shëndetësor nga Kosova në Greqi.
“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Rifat Latifi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Greqi. Ai do të pritet në Athinë nga Ministri i Shëndetësisë i Greqisë, z. Athanasios Plevris, me të cilin do ta bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi, mbështetjen dhe këmbimin e përvojave rreth sistemit shëndetësor. Gjatë vizitës në Greqi ministri Latifi do të vizitojë edhe disa qendra shëndetësore si dhe do të trajtohet mundësia e trajnimit të stafit shëndetësor nga Kosova në këtë vend si dhe programet e këmbimit të ekspertëve dhe përvojave”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Udhëtimet e shpeshta të ministrit Latifi, veçanërisht ato në SHBA, kanë qenë në qendër të kritikave ndaj tij.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.