Arbëri

Tahiri për deklaratat e Kurtit për mundësi të luftës: Nuk e di çfarë gjendje mendore po operon

Foto: Driton Paçarada/KOHA
 

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave që ka dhënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për mediumin kroat “Veçernji List” ku ka përmendur mundësinë e një lufte të re në Ballkan.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se këto deklarata të Kurtit janë thjeshtë për zhvendosje të vëmendjes nga problemet reale me të cilat po përballet Kosova.