Arbëri

Vuçiqi insiston se Franca e Gjermania ia paraqitën projekt-marrëveshjen

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të hënën, se emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, gjatë vizitës së tyre të fundit në Beograd, “ia dorëzuan disa letra, të cilat ai thotë se refuzoi t'i merrte, por shtoi se i lexoi kalimthi.

Sipas tij, në pyetje ishte një projekt-marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e përgatitur nga Gjermania dhe Franca, shkruan gazeta “Danas” të hënën.