Arbëri

Liderët e Ballkanit Perëndimor takohen në New York

 

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë takuar të martën në New York, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Bashkuar për Kombe (OKB).

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka postuar fotografinë, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryetari i Presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferoviq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, janë liderët që u takuan në qytetin amerikan ku po mbahet Asambleja e OKB-së.