2 perditesime
11:00

Munishi: E papranueshme ndërhyrja në institucionet e drejtësisë

Prokurori i shtetit, Kujtim Munishi, duke treguar kronologjinë e ngjarjes për dhunimin e 11-vjeçares ka akuzuar mediat për gjera të pavërteta.

“Është e padrejtë, ka qenë shumë joprofesionale, joligjore të jepet një gjykim jo i drejtë pa i parë shkresat e lëndës. Kjo ndodhë kur mediat japin informacione të pavërteta për prokurorinë” ka thënë ai.

Ai ka thënë se nëse është bërë diçka që nuk duhet, do të japin dorëheqje. Ka shtuar se është e papranueshme kërkimi i dorëheqjes dhe ndërhyrja në institucionet e drejtësisë pa i parë shkresat e lëndës së Prokurorisë.

Munishi e ka pyetur deputeten, Tinka Kurti se cila arsyeja ligjore për kërkimin e dorëheqjes.

Ajo ka thënë se 11-vjeçarja është dhunuar dy herë prandaj edhe ka ardhur si kërkesë.

Munishi e ka quajtur të gabueshme kërkesën e Kurtit dhe tendencioze.

“Ju jeni ne pushtet, dhe e dini se me çfarë kushte punojnë qendrat sociale dhe strehimoret”, ka thënë ai.

10:49

Munishi për rastin e 11-vjeçares: E papranueshme të jepet gjykim pa e pyetur Prokurorinë

Prokurori i shtetit, Kujtim Munishi ka thënë se që nga momenti që e ka marrë detyrën, çdo lëndë po trajtohet me prioritet.

Ai ka thënë se kanë themeluar Departamentin për dhunë në familje që ka 5 prokurorë.

Duke folur për rastin e dhunimit të 11-vjeçares ai ka thënë se ka qenë e papranueshme të jepet gjykim pa e pyetur Prokurorinë.

“Kemi departamentin për të mitur. Secili rast me të mitur ka prioritet, ne i marrim të gjitha rastet. Sa i përket rastit 11-vjecares ka qenë e papranueshme dhe jo etike që të jepet një gjykim pa e pyetur prokurorinë. Ne i kemi marr të gjitha masat dhe të gjitha veprimet”, ka thënë ai.

10:27

Zogaj: Sistemi gjyqësor ka nevojë për më shumë resurse

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, është duke raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut për rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje.

Zogaj ka thënë se sistemi gjyqësor ka dy probleme, efikasitetin dhe cilësinë.

Ai tutje ka thënë se vazhdimisht kanë potencuar se u duhen më shumë resurse dhe se cilësia në sistemin gjyqësor është pasojë e shumë viteve më herët.

Tutje sipas Zogajt problem vazhdon të mbetet politika ndëshkimore.