Arbëri

Kurti për grevën: Kemi bërë shumë hapa, por s’po pushon shantazhi

FOTO: Driton Paçarada/KOHA
 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nga ana e Qeverisë që drejton janë bërë shumë hapa për ta tejkaluar grevën në arsim, por thotë se shantazhi nuk po pushon.

Në një konferencë për media nga samiti digjital që po mbahet të mërkurën në Prishtinë, kreu i ekzekutivit bëri thirrje që zgjidhja më e mirë është që mësimdhënësit të shkojnë në shkollë për të dhënë mësim dhe të pranohet oferta e kompensimit prej 50 eurove.