Arbëri

Vuçiqi: Kurti po e luan Zelenskyn

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e luan Volodymyr Zelenskyn, president i Ukrainës, duke vënë bast se Perëndimi do të jetë fitues i madh në gjithë këtë që po ndodh.

Ai nga New Yorku, është mburrur se si asnjë përfaqësues i Kosovës nuk mund të futet në sallën e OKB-së ku mbahen mbledhjen, ndërkohë që sipas tij, në ndërtesë “i fut ndonjë zyrtar”.