Arbëri

Vuçiq: Cili është dallimi mes integritetit territorial të Ukrainës dhe të Serbisë

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur “impotente dhe të paqartë” Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, teksa ka folur para delegatëve në mbledhjen e përvitshme në New York të mërkurën në mbrëmje, sipas kohës amerikane. Vuçiq ka thënë se e përkrah integritetin territorial të Ukrainës, në kohën kur po pushtohet nga Rusia.

Vuçiqi ka shtuar se Serbia, nën kushtet e së drejtës ndërkombëtare, ka të drejtat e njëjta të luftojë “kundër pavarësisë së Kosovës”, si Ukraina për territoret e pushtuara nga Moska, shkruan Associated Press.