Arbëri

Krimet në Gjermani: Bandat nga Shqipëria në vend të tretë, ato nga Kosova në të gjashtin

 

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga krimi i organizuar në Gjermani, në vitin 2021 ka qenë dyfish më i lartë se një vit më herët. Nga 873 milionë euro në vitin 2020 ai u rrit në 2.2 miliardë euro në vitin 2021. Kjo del nga Raporti Federal i Situatës për Krimin e Organizuar 2021, i cili u publikua të mërkurën në Berlin nga Ministria Federale e Brendshme dhe Zyra Federale e Policisë Kriminale. Të ardhurat e kriminelëve në vitin 2021 kanë qenë 1.4 miliardë euro. Shumica e tyre vijnë nga tregtia e drogës, shkruan DW.

Sipas raportit, është shtuar edhe numri i hetimeve në sektorin e krimit të organizuar, nga 600 në 700. Ky shtim ka të bëjë me deshifrimin e platformave të komunikimit të koduar, sidomos EncroChat. Siç tregon raporti aktual, më shumë se një e katërta e të gjitha hetimeve të nisura në fushën e krimit të organizuar (187 hetime, 26.9 për qind) mund të gjurmohen në të dhënat e siguruara nga shërbimi i komunikimit EncroChat.