Latifi u përgjigjet kritikëve: Duhet të keni durim, prisni 5-10 vjet

Latifi u përgjigjet kritikëve: Duhet të keni durim, prisni 5-10 vjet
Rifat Latifi është një nga ministrat më të kritikuar të Qeverisë Kurti II. Ai udhëheq dikasterin e Shëndetësisë, por është kritikuar për mospunë në përmirësimin e gjendjes shëndetësore prej që është bë ministër në nëntor të vitit 2021 e për udhëtimet e tij të shumta jashtë vendit.
Në një konferencë për media të premten, Latifi u është përgjigjur kritikave, duke thënë se njerëzit duhet të kenë durim pasi gjendja e sistemit shëndetësor nuk mund të ndryshojë brenda natës. Ai ka thënë që duhet pritur 5-10 vjet që t'i kanë strukturat e veta për të qenë mjekësia e Kosovës pjesë e botës.
“Këto probleme nuk janë krijuar më 16 nëntor, kanë qenë qe disa vite dhe kanë me vazhdu për disa vite. Nëse ju gazetarët e dini një mënyrë që brenda natës ta ndryshoni sistemin shëndetësor, apo ndonjë ekspert në botë, ejani urdhëroni. Duhet infrastrukturë. Duhet të keni durim sepse mjekësia nuk mund të bëhet brenda natës. As nuk do të bëhet këtë vit dhe as vitin e ardhshëm. Unë po them që prisni 5-10 vjet që na me i pas strukturat tona që mjekësia jonë të bëhet pjesë e botës”, ka thënë ai.
Për mungesën e barnave, kreu i Shëndetësisë ka thënë se duhet një menaxhim më i mirë, pasi siç thotë ai, askush më shumë se kjo Qeveri s'ka ndarë para për to.
Latifi: Kemi vizion të qartë se si do të duket sistemi shëndetësor pas 5-10 vjetëve
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se ka vizion të qartë se si do të duket sistemi shëndetësor në Kosovë pas pesë apo dhjetë vjetëve, përmes një strategjie afatmesme dhe afatgjatë që e kanë hartuar.
Në një konferencë për shtyp të premten së bashku me eurodeputetin Lukas Madl, Latifi ka thënë se për 23 vjet është bërë një farë progresi në sistemin shëndetësor, por sipas tij, ka ende nevojë për t’u plotësuar.
“Përderisa ka pas një farë progresi për 23 vjet, ende ka nevoja për t’u plotësuar. Pabarazia në shëndetësi, infrastruktura spitalore, mungesa e avancimit teknik, ekspertizës klinike dhe disa çështje legjislative janë disa prej nevojave. Si pasojë e këtyre faktorëve, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve tanë po kërkojnë kujdes shëndetësor jashtë vendit. Ne kemi bërë analizë, kemi krijuar strategji afatmesme dhe afatgjatë të bazuara në nevojat e sistemit shëndetësor të Kosovës. Ne kemi vizion të qartë se si do të duket sistemi shëndetësor pas 5-10 vjetëve të ardhshme”, ka thënë Latifi.
Ai ka thënë se përmes shtatë shtyllave që ka prezantuar më herët do të synojë ta përmirësojë gjendjen në sistemin shëndetësor.
Digjitalizimi i shërbimeve shëndetësore, përfshirë sigurimet shëndetësore; Kthimi i “trurit” të humbur dhe ruajtja e trurit shëndetësor që ekziston tani, përmes programeve konkrete në shëndetësi; Qendrat klinike të ekselencës dhe shërbimet e avancuara klinike; Kërkimet shkencore dhe krijimi i kapaciteteve hulumtuese; Proceset e akreditimit ndërkombëtar; Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve mjekësore dhe- Decentralizimi i sistemit spitalor dhe ri-organizimi i ShSKUK/QKUK, janë shtatë shtyllat përmes së cilave Latifi synon ta përmirësojë gjendjen në sistemin shëndetësor të Kosovës e për të cilat thotë se veçse ka filluar punën.
Latifi ka thënë se përmes diplomacisë mjekësore po kërkojnë të kenë partneritet solid me Evropën dhe botën.
Ministri i Shëndetësisë në fund falënderoi eurodeputetin Mandl për vizitën në Prishtinë.
“Me miq si ju ne mund të bëjmë hapa të shpejtë në standarde evropiane, sidomos në shëndetësi”, ka thënë ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

KFOR: Pas sulmit në Banjskë, kemi katërfishuar praninë në veri

Krimet e pandëshkuara të luftës

Abazoviq feston fitoren e Partizanit të Beogradit me këngë serbe

98 për qind e fëmijëve që s’dëgjojnë, s’dinë shkrim-lexim pas shkollës së mesme

Osmanaj: Draftstatuti cenon Kushtetutën në disa pika

Serbia rekruton në ushtri edhe të rinj nga veriu i Kosovës

Familjarët i bëjnë thirrje Prokurorisë t’ia lejojnë zhvarrimin e Liridona Ademajt

Vëllai i Liridonës: Dyshojmë se e vranë për të përfituar para nga sigurimi jetësor

Kosova avancon strategjinë e përballjes në raste sulmi si në Banjskë

Mbi 4000 vetura konvertuan targat ilegale në RKS

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, të martën protestë në Prishtinë
