Arbëri

Opozita mban takime me qytetarë, VV-ja e sigurt se s’do të ketë zgjedhje deri më 2025

Foto: KOHA
 

Partitë opozitare në vend ka kohë që kanë filluar takimet me qytetarë. Krahas punës në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) thonë se ky cikël diskutimesh po zhvillohet për të parë nga afër hallet dhe brengat e tyre, raporton Ekonomia Online.

Në këto takime, ata thonë se është vlerësuar se gjendja socio-ekonomike dhe politike në vend po përkeqësohet çdo ditë e më shumë nga inflacioni rekord, shtrenjtimi enorm i produkteve esenciale, grevat e sindikatave dhe ndërprerja e mësimit, mungesa e investimeve kapitale.