Arbëri

Hoti: Qeveria s’po i zbaton projektet kapitale dhe po i pengon komunat

Foto: KOHA
 

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të shtunën se Qeveria e Kosovës, përveç që nuk i ka zbatuar projektet e veta kapitale, i ka penguar edhe komunat në dy mënyra.

Hoti ka shkruar në Facebook se derisa shpenzimet kapitale të nivelit qendror janë në nivelin më të ulët, Qeveria u ka kërkuar në një takim kryetarëve të komunave që t’u bëjnë presion kompanive që t’i kryejnë punët në terren për projektet që janë të komunave.