Arbëri

Abdixhiku: Kosova nuk ka Qeveri, në vend të zgjidhjes së krizave merren me konspiracione

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se vendi ka nevojë për partinë që ai e udhëheq, duke u bërë thirrje njerëzve që t’u bashkohen, siç thotë ai, në këtë rrugëtim të madh politik. Ai nga Gjilani kritikoi qasjen që ka Qeveria karshi zgjidhjes së krizave.

LDK-ja mbajti Konventën Programore të shtunën në Gjilan. Partia opozitare ka njoftuar se Konventa të tilla do të mbajë në të gjithë qytetet e Kosovës.