Arbëri

​Kurti: Marrëveshja Serbi-Rusi duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se marrëveshja e Serbisë me Rusinë për ta koordinuar politikën e jashtme, duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore.

Kurti ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që u shpreh se ka informacione që Kosova po kërkon artileri me largësi prej më shumë se 10 kilometrash.