Arbëri

Bajrami ia komenton Kurtit qeverisjen 18-muajshe, pajtohet veç me një të arritur

 

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka komentuar secilën lëvdatë që kryeministri Albin Kurti ia ka bërë qeverisjes së tij në një vit e gjysmë udhëheqjeje të premten. Megjithatë, nga dhjetëra pika të cilat Kurti i ka numëruar si arritje, Bajrami është pajtuar vetëm me njërën.

Bajrami ka komentuar lëvdatën e Kurtit për rritjen ekonomike prej 10.7 për qind, si atë që e ka cilësuar rritjen më të madhe në rajon. Kurti ka përmendur edhe rritjen ekonomike prej 4.9 për qind në çerekun e parë të vitit sivjet. Bajrami ka thënë se 2021-ta 2021 ishte vit postpandemik dhe se rritja ekonomike nuk i atribuohet Qeverisë. Ajo ka thënë se Mali i Zi ka pasur rritje më të madhe ekonomike. Ka shtuar se në çerekun e dytë të vitit rritje ekonomike ishte 2.14 për qind.