Arbëri

Hoxhaj i ashpër me BE-në për marrëveshjen Moskë-Beograd

 

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj i ka reaguar ashpër Bashkimit Evropian pas marrëveshjes së bërë nga Moska dhe Beogradi për një dokument të quajtur “plani për konsultime” për politikë të jashtme.

Hoxhaj, përmes një reagimi në rrjetin social Twitter ka thënë se për vite me radhë i ka paralajmëruar miqtë e tij në Evropë për rreziqet ndaj Ballkanit Perëndimor dhe BE-së nga rreshtimi i Serbisë me Rusinë.