Arbëri

Konjufca: Nuk di nëse ndonjë gjenocid në botë ka pasur më pak drejtësi se në Kosovë

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në kompleksin e varrezave në Abri të Epërme, në nderim të të vrarëve në masakrën e 26 shtatorit 1998, të kryer nga forcat pushtuese serbe.

Pas homazheve Konjufca e konsideroi masakrën e Abrisë njërën nga krimet më mizore dhe akt të qartë të gjenocidit që shteti i Serbisë me aparatin e vet policor dhe ushtarak ka bërë mbi shqiptarët e Kosovës.