Arbëri

Bislimi: Qeveria e përkushtuar për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

 

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar sot se Qeveria mbetet e përkushtuar në ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të pagjetur që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Ai këto komente i bëri sot gjatë një takimi me shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi, shoqëruar nga Martina Fava, koordinatore për personat e zhdukur dhe familjet e tyre në Ballkanin Perëndimor, ku u bisedua mbi çështjen e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, bëhet e ditur në një komunikatë për media.