Arbëri

Keqekolla për grevën në arsim: Palët po i përmendin shumë pak dëmet që po u shkaktohen fëmijëve

 

Loreta Keqekolla nga Koalicioni i organizatave që merren me çështjet e fëmijëve KOMF, ka thënë se Qeveria dhe SBASHK-u po i përmendin shumë pak dëmet që po ua shkakton greva fëmijëve.

E ftuar të martën në 60 Minuta të KTV-së, Keqekolla ka deklaruar se në gjithë diskursin publik për këtë çështje më së paku përmenden ata që janë më të dëmtuarit në këtë mes, fëmijët.