Arbëri

Osmani ia shpreh nënsekretares së OKB-së shqetësimin për tendencat e Rusisë dhe Serbisë

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka shprehur shqetësimin e Kosovës për tendencat e Rusisë dhe Serbisë në rajon, nënsekretares së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Çështjet Politike dhe Ndërtim të Paqes, Rosemary Dicarlo.

Në një njoftim të Presidencës të martën, Osmani ka thënë se Kosova është e përkushtuar për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët dhe organizatat ndërkombëtare e se synon të anëtarësohet në OKB.