Për të aplikuar, mjafton të dëshirosh të jesh gazetare/gazetar.
Nuk ka rëndësi cilin fakultet e ke kryer, nëse ende je duke studiuar apo e ke kryer shkollën e mesme.
Kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen trajnimit intensiv të ndarë në disa module dhe të udhëhequr nga redaktorët e gazetarët më me përvojë të gazetës, televizionit e portalit. Do të ketë edhe ligjërues me ekspertizë në vetërregullimin dhe rregullimin e mediave. Trajnimi do të zhvillohet krahas testimit me punë në terren.
Kalimi me sukses i kësaj faze nënkupton nisjen e periudhës së punës praktike në KOHA me mundësi punësimi.
KOHA dhe kandidatët e përzgjedhur në këtë konkurs do të nënshkruajnë kontratë para fillimit të trajnimit.
CV-ja dhe një letër motivimi të shkruara enkas për këtë konkurs, të dërgohen në [email protected]
Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
Afati i aplikimit deri më 10 tetor 2022.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.