Arbëri

Haxhiu: Institucionet e drejtësisë të shqiptojnë dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksualë

 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të shqiptojnë dënime maksimale ndaj dhunuesve dhe ngacmuesve seksualë, pak orë pasi alpinistja Mrika Nikqi publikoi videon në të cilën shihet se si ishte sulmuar seksualisht para pak ditësh.

“Ngacmuesit e dhunuesit po e vështirësojnë jetën e vajzave e grave gjithandej Kosovës dhe kjo është e patolerueshme. Për shkak të rritjes së rasteve të dhunës e ngacmimit seksual, para disa javëve kemi punuar në ndryshimin e Kodit Penal në drejtim të ashpërsimit të masave e dënimeve për dhunuesit dhe ngacmuesit. Të njëjtat, do t'i finalizojmë dhe procedojmë tutje javën e ardhshme dhe do të përkujdesemi që të gjitha procedurat deri në fuqizim të bëhen në kohë sa më të shpejtë. Institucionet e drejtësisë duhet të shqiptojnë dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksualë!” ka shkruar Haxhiu në Facebook.