Arbëri

Hajredini: Sektori i pylltarisë mund të gjenerojë deri në 12 mijë vende pune

“Në bazë të shumë studimeve, mesatarisht 80% e popullsisë në Kosovë përdorin drurin e zjarrit për ngrohje. Sasia e masës drusore që nevojitet për ngrohje kalon mbi 1.5 milion metër hapësinor”, ka thënë Ergin Hajredini, përfaqësues i Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi (FAO)
 

Prerja ilegale e pyjeve dhe mungesa e kujdesit institucional rrezikon shkatërrimin e tyre, me efekt negativ edhe në mjedisin dhe potencialet ujore të Kosovës, ka thënë Ergin Hajredini, zyrtar për pylltari në Organizatën për Ushqim dhe Bujqësi (FAO). Në intervistë për KOHËN, ia ka treguar se bazuar në inventarizimin kombëtar të pyjeve të vitit 2012, rreth 90 % e prerjeve në vit bëhen në mënyrë të parregullt dhe se 80 për qind e popullsisë përdorin drurin për ngrohje. “Kjo prerje ndikon drejtpërdrejt në dëmtimin dhe degradimin e resurseve pyjore, humbjen financiare në buxhetin e shtetit, po ashtu dhe në dëmtimin e ekosistemeve pyjore me pasoja negative për mjedisin, biodiversitetin, habitatet e kafshëve të egra, shtimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe erozion, si dhe zvogëlimin e burimeve ujore”, ka thënë Hajredini. Ndërsa, duke folur për rëndësinë ekonomike, Hajredini ka thënë se potenciali pyjor i Kosovës mund të gjenerojë afro 12 mijë vende pune, dhe të sigurojë të hyra financiare që mund të arrijnë deri në 60 milionë euro në vit.

KOHA: Cili është potenciali pyjor i Kosovës?