Arbëri

Kosova i habit edhe zviceranët

Një grup nga Zvicra – politikanë, profesorë universitarë, inxhinierë, arkitektë, mjekë e të tjerë – e ka vizituar Kosovën. Ata janë organizuar e shoqëruar nga veprimtari i mërgatës, Gani Demi nga Gjilani
 

Historianit të Ballkanit, Roland Muller, më fort ia ka vrarë sytë arkitektura kaotike e pa plan e Prishtinës. “Kam qenë edhe në vitin 2008 dhe pashë ndryshime drastike në Kosovë. Zhvillim i hovshëm në Kosovë, ndërtime të shumta, ndërtime të larta, por në infrastrukturë mungojnë shumë gjëra”, thekson Mulleri, duke pyetur: “A është e projektuar?” “Dhe është një pikëpyetje për ne prej nga gjithë ky buxhet që po vjen për zhvillimin e Kosovës”, thekson ai

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është pika e parë e ndaljes e turistëve zviceranë të profesioneve të ndryshme, si politikanë, profesorë universitarë, inxhinierë, arkitektë, mjekë e të tjerë, në mëngjesin e së martës me shi në Prishtinë.

Ata janë organizuar e shoqëruar nga veprimtari i mërgatës, Gani Demi nga Gjilani, ku edhe kanë qëndruar në ditët e para të vizitës.