Arbëri

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA: Qarqet diplomatike optimiste për marrëveshje Kosovë - Serbi

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu
 

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, thotë se qarqet diplomatike dhe politike në ShBA dhe Bashkim Evropian janë optimiste se brenda vitit të ardhshëm do të ketë një marrëveshje finale, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, ai thekson se Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranojë asnjë zgjidhje gjysmake që nuk garanton normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke.