Arbëri

Kompensimi i orëve mësimore midis kërkesës dhe refuzimit

 

Zëvendësimin e orëve mësimore të humbura nga greva ka kërkuar Ministria e Arsimit, një ditë para fillimit të viti të ri shkollor. Në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit thonë se nuk kanë ndërruar qëndrim. Ndërkaq institucionet arsimore shprehen të gatshme për zëvendësimin e tyre.

Mobilizim të mësimdhënësve kërkoi të dielën Ministria e Arsimit për të plotësuar humbjet e shkaktuara nga greva.

Për qindra mijëra orë mësimore të humbura, MASHTI paralajmëroi se të hënën do të formojë një grup punues për rishikimin e kalendarit shkollor.