Arbëri

Caktimi i çmimeve tavan për produktet bazë i vonuar, nuk pritet ulja e çmimeve

 

Projektligji për vendosjen e çmimeve tavan i miratuar nga Qeveria e Kosovës po konsiderohet i vonuar nga ekonomistët. Sipas tyre, një vendim i tillë do të duhej të merrej në dhjetorin e vitit të kaluar kur shkalla e inflacionit ishte vetëm 7 për qind. Stabilizim të çmimeve nuk pritet që të ketë brenda këtij viti.

U miratua në fundjavë në Qeveri, por Projektligji për vendosjen e çmimeve tavan për produktet e shportës bazë nuk pritet që të fillojë së zbatuari para muajit dhjetor.

Sipas njohësve të çështjeve ekonomike, ky projektligj është i vonuar dhe nuk pritet të ketë efekt në uljen e çmimeve.