Arbëri

Rrëfimi i gruas që e mposhti kancerin e gjirit

 

Arnisa Osmani nga Organizata joqeveritare “Have Hope”, ka bërë thirrje për të gjitha gratë që të kryejnë kontrolle të gjirit, jo vetëm gjatë tetorit – muajit të ndërgjegjësimit - por edhe gjatë muajve të tjerë të vitit.

Gruaja, e cila e mposhti kancerin e gjirit, ka thënë se kjo sëmundje nuk jep shenja dhimbjeje apo simptoma të tjera derisa të kalojë në një fazë më të rëndë, që do të mund të jetë edhe e vonshme për shumë gra.