Arbëri

Mungesa e anesteziologëve shtyn MSH-në ta kërkojë ndihmën e pensionistëve

 

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka kërkuar të martën, ndihmë nga anesteziologët e pensionuar në një takim që pati me ta.

Latifi ka kërkuar nga anesteziologët e pensionuar bashkëpunim, mbështetje dhe ide kreative për ta ndihmuar fushën dhe shërbimet e anesteziologjisë bazuar edhe në përvojat e tyre akademike e profesionale.