1 perditesime
Arbëri

Bislimi thotë se është rritur ekonomia, opozita ia përmend raportin e Bankës Botërore

Bislimi thotë se është rritur ekonomia, opozita ia përmend raportin e Bankës Botërore
Foto: Driton Paqarada / KOHA
13:57

Bislimi thotë se është rritur ekonomia, opozita ia përmend raportin e Bankës Botërore

Zëvendëskryeministri i i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se është rritur ekonomia mbi 10 për qind, duke shtuar se një gjë e tillë nuk treon një progres të vakët.

Sipas tij, rritja e të hyrave buxhetore për 33 për qind nuk është pak.

“Këtu kam ardhur me raportu për integrime evropiane. Në Kosovë është vetëm ligjërues rolit sindikatave. Ne kemi zgjidhjen. Sot del kryeministri tregon zgjidhjen. Duhet me tregu rrafshin politik në Kuvend me diskutu për politika sociale, kanë me ble, s’kanë me ble dru. Mos e zhvendos arsimtarin në nivel social, kanë me ble turshi s’kanë me ble. Ajo është sociale. Nëse doni me thënë që Qeveria duhet me marrë kësi vendime, unë them ta ndërrojë gjithë infrastrukturën në fshatin tim Bukovik”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se elementet e marrëveshjes gjithëpërfshirëse që i ka prezantu kryeministri Albin Kurti janë publikuar.

Sipas tij, ka shumë elemente që nuk munden me dalë në publik .

“Na jemi mundu që mos me i sjell vendit asnjë rrezik, por pajtohemi me konstatimin se është një moment bukur i mirë për me shty përpara normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë ai.

Deputetja Blerta Deliu ka thënë se në bazë të Bankës Botërore inflacioni është rrit mbi 19.2 për qind.

“Keni 800 milionë euro që po ju rrinë në Qeveri. Sot e kemi sektorin privat që nuk ka asnjë mbështetje prej Qeverisë. I keni lënë mësimdhënësit pa bukë. Kot juve ju dëgjoj duke më lexu statistika e norma që ky mekanizëm është zbatuar. Nuk jemi në gjendje të mirë", ka thënë ajo.

Deputetja Time Kadrijaj, ka thënë se nuk mundet ta kuptojë që një Qeveri e cila ka një shumicë absolute e drejton gishtin kah opozita.

“Ajo video e publikuar është një denigrim dhe nuk i kontribuon konsensusit. Ju kisha lut me vazhdu me ndërtu një konsensus se ju nevojitet opozita, e jo ta sulmojë sa herë që ju teket. Mos vazhdoni me video tmerruese”, ka thënë ai.

13:34

Bislimi: Kurti e Vuçiqi pritet të takohen në tetor, por ende nuk është konfirmuar

Zëvendëskryeministri i i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, në Komisionin për Integrime Evropiane ka thënë se një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq mund të mbahet në tetor, por sipas tij, një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar.

Ai tutje ka thënë për të aplikuar për statusin e kandidatit nuk ka kritere që duhet të plotësojë Kosova.

Sipas tij, është vlerësim i përgjithshëm se Kosova për nga përmbushja e obligimeve ndaj Bashkimit Evropian është dukshëm më mirë se të gjitha vendet e rajonit.

Duke folur për çështjen e liberalizimit të vizave, ai ka thënë se kjo temë është pika e pesë e takimit të ardhshëm të grupit punues për liberalizimin e vizave që mbahet më 12 dhe 13 tetor.

“Ky është hapi i parë por jo edhe i fundit pasi janë edhe pesë hapa të tjerë. Ne shpresojmë që të gjitha etapat të përmbyllen brenda një afati të shkurtër por e shohim të panevojshëm të japim datë”, ka thënë ai.

Lidhur me takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ai ka thënë se ka pritje që edhe gjatë muajit tetor të organizohet edhe një takim por kjo ende nuk është e konfirmuar.

“Deri më tani ka pas lëvizje vetëm në obligimet që ka pas Zyra e Rregullatorit por pikat e tjera nuk janë përmbushë ende. Ne i kemi shkruar letër Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Ndërkaq për dokumentet hyrje-dalje me Serbinë, ai ka thënë se kanë kërkuar që kjo të shtrihet në të gjitha pikat kufitare jo vetëm në mes Kosovës dhe Serbisë duke shtuar se edhe i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, është duke punuar në këtë drejtim.

“Ne mendojmë që me rrit ekonominë mbi 10 për qind nuk është progres i vakët. Me rrit të hyrat buxhetore për 33 për qind nuk është pak. Progresi nuk matet me tahmin matet me numër me statistika”, ka thënë ai.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se ka shkuar sot në Komision t’i votojë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare sepse thotë se konsideron që mbi të gjitha interesi nacional duhet t’i bëjë bashkë.

“Kam ardhë sot edhe për të ju thënë se nuk jemi ne pengues të shtetit e sidomos kur thirrjet janë që të votohen ligjet, të jeni të vetëdijshëm që partia që udhëheq me vendin për shkak të paaftësisë së saj nuk do të ishte dashtë që gishtin ta kthej nga opozita. Kthehuni kah vetja dhe angazhohuni që të punoni shumë e mos akuzoni opozitën 2 vjet pasi keni marrë përgjegjësi për me udhëheq me vendin e fatkeqësisht progresi është i pakët është minor. Paaftësinë e juaj të mos e ktheni në akuza por punoni se qytetarët e Kosovës kanë votuar për ju që t’i mbyllni proceset”, ka thënë ajo.