Arbëri

Tahiri për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit: E padurueshme! Skandaloze!

 

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka quajtur të padurueshëm dhe skandaloz mosekzekutimin e pagës për shtator për mësimdhënësit.

Teksa po kalojnë orët e fundit të afatit deri kur me kontratë parashihet që punonjësve në sektorin publik t’u ekzekutohen pagat, Qeveria nuk ka ekzekutuar pagat duke u arsyetuar në nenin 18 të Ligjit për paga që parasheh që “gjatë zhvillimit të grevës, të pezullohen detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës, duke e përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar”.