Arbëri

Osmani në Pragë për Samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian

 

Me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala, presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Pragë ku do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Ky takim inaugurues do të mbledhë krerë shtetesh nga 44 vende të kontinentit evropian me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.