Arbëri

Kurti: BE-ja duhet të zgjerohet, ne duhet ta mbrojmë atë

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova beson në Bashkim Evropian dhe se familja evropiane duhet të zgjerohet.

Kurti e ka bërë këtë deklaratë të enjten, në pritjen për anëtarët e Komitetit të Këshillit të BE-së për Aspektet Civile të Menaxhimit të Krizave në Kosovë, organizuar nga EULEX-i dhe Ambasada e Çekisë.