Arbëri

Osmani: Macronit e Scholzit ua prezantova vijat e kuqe të Kosovës

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ua ka prezantuar vijat e kuqe, përtej të cilave nuk mund të shkojë Kosova.

Në konferencën për media në Pragë, të enjten mbrëma, ku po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, Omani tha se gjatë takimit me dy liderët evropianë, ka ngritur çështjen e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dy tema që duhet të shtyhen përpara. Është diskutuar edhe për dialogun me Serbinë.