Arbëri

Shasha e lidh liberalizimin e vizave me rritjen e hyrjeve ilegale në BE përmes Ballkanit Perëndimor

 

Drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha, e ka lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me rritjen e numrit të hyrjeve ilegale në Bashkimin Evropian përmes Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në Facebook, Shasha ka thënë se të dhënat e fundit nga FRONTEX, the Europian Border and Coast Guard Agency, konfirmojnë se numri i hyrjeve ilegale në BE në nëntë muajt e parë të këtij viti janë rritur 70 për qind krahasuar me vitin e kaluar.