Arbëri

Shqipëria synon të frenojë ikjen e mjekëve duke ua bllokuar diplomat

Foto: Ilustrim
 

Justina Sinani, studente e vitit të 5-të për mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, pret të diplomohet vitin që vjen, por thotë se studimet i ka nisur me mendimin për t’u larguar nga Shqipëria.

Është ende e pavendosur për specializimin që do të ndjekë, për shkak të, siç thotë, pasigurisë për atë që ofrohet pas këtij kualifikimi.