Arbëri

Osmani: Marrëveshjet e arritura në Berlin kontribuojnë në forcim të bashkëpunimit rajonal

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani
 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se marrëveshjet e arritura të enjten në kuadër të Procesit të Berlinit do të kontribuojnë në bashkëpunimin rajonal dhe përafrimin me Bashkimin Evropian.

Osmani ka falënderuar kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe udhëheqësit e BE-së për përkushtimin e tyre ndaj integrimit evropian të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.